Kryeministri Edi Rama pretendon se nuk ka asnjë fakt që në bashkinë e Durrësit janë blerë vota.
Rama tha se keta njerez per 20 vite kane shebyer per Partine Demokratike dhe personi qe ka dhunuar voten e lire eshte Sali Berisha.
Kryeministri deklaroi në Real Stroy se nuk mbaj pergjegjesi per gjerat qe flas vet dhe gjerat qe bej vet dhe nuk mund te mbaj une pergjegjesi per ato qe flasin te tjeret.
Ai tha se shitje dhe blerje votash, nga ato qe kane dal ne pergjime, nuk ka. “Nuk ka asnje fakt qe ky grup kriminal te kete marr ndonje favor nga Bashkia e Durresit”, tha Rama.
Por Rama u përplas me pedagogun Agron Gjekmarkaj në lidhje me dosjen 339.
Pjesë nga debati:
Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup kriminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di.
Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.
Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se flasin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi.
Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.
Rama: Unë thashë janë indicie.
Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.
Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin.
Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.
Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si flamurtar të Partisë Demokratike.
g.kosovari