“Ajo çfarë ka ndodhur dje i shkon një libri të njohur, Asgjë të re në frontin e Perëndimit, pra një histori e vjetër me aktorë të rinj, ketë radhë gjermania Bild”.
Ky është komenti i parë i Alfred Pezës për çështjen e përgjimeve midis Astrit Advylajt dhe eksponentë të ndryshëm të PS-së, të publikuara nga gazeta gjermane Bild.
Ai e shtjellon këtë gjykim duke thënë se çdo gjë po bëhet me dosjet veçse gjyqësi, ku sipas tij mbizotërojnë proceset publike dhe përfolja.
Për sa i përket implikimeve të mundshme, PS sipas Pezës “inkurajon që prokurorët t’i shkojnë në fund të vërtetave por në mënyrë profesionale, sepse një person është fajtor vetëm pas gjykimit të formës së prerë, dhe jo se i del emri diku dhe krijohen gjyqe popullore”.
Sipas tij, dosja 339 është ”shembulli më ulëritës se përse duhet reforma në drejtësi”, në momentin që po bëhen pothuajse 3 vjet nga çështja dhe sipas tij ajo po përdoret politikisht.
“Llalla dhe prokurorët morën fashikujt dhe përgjimet dhe i dërguan opozitës, në mënyrë që mos të bëhej drejtësi por politikë”, ku sipas tij “ përgjime jashtë kontekstit” i shpërndahen opinionit politik “si shishe molotov” për t’ i vënë zjarr edhe më shumë situatës politike, dhe për të dhënë përshtypjen se këtu po bëhet nami”.
g.kosovari