Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ka deklaruar se në këto përgjime të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” nuk ka asnjë komprometuese për zyrtarët e PS. Sipas tij, ai komunikim i zyrtarëve të PS, me në krye kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është mëse korrekt politkisht.
“Nuk shikoj asgjë të kundraligjshme nga asnjë funksionarët e PS të implikuar në këto përgjime. Problemi më i rëndësishëm është ligjor, në nxjerrjen e informacionit që është sekret hetimor. Në mënyrë kategorike jo. Gjithë komunikimi ka qenë super korrekt’, tha Shameti në studion e “Repolitix”./l.m