Takimi elektoral i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, nuk ka kaluar pa batuta për ish- kryebashkiakun, Lulzim Basha.
Sipas Veliaj, suksesi i këtyre katër viteve i Bashkisë, është pikërisht zbritja në terren i stafit. Duke bërë një krahasim me Bashkinë e drejtuar nga PD, Veliaj e kaloi me batutë duke thënë se ndryshe nga ai, “Luli e shihet qytetin nga xhami i një Lambo”.
“Luli e shihte Tiranën ‘nga xhami i një Lambo”. Unë jam me Noizyn, po Stresi e ka të bukur këtë këngën. Tirana nuk po ndalet që të kap kohën e 4 viteve të gjumit. Mendonte vetëm për lehtësitë e komunitetit të tij. S’ka më “nga xhami i një Lambo”. Qytet për 8 dhe 80 vjeç, se një qytet po qe i mirë për fëmijë e për të moshuar, është i mirë për të gjithë”, tha ai.
/a.rada