Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të votojnë pro çeljes së negociatave.
Deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Qeveria gjermane ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar.
“Une kur i referohem qeverise gjermane i referohem kancelares Merkel, qe mbetet nje luftetare e paepur per mbajtjen gjalle te procesit te zgjerimit te BE. Une besoj se ka nje shumice te cilesuar brenda Bundestagut qe do te mbeshtese fillimin e bisedimeve me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se reforma në drejtë ka dhënë rezultate konkrete siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pyetur per opoziten, Balla theksoi se, “Nuk kam gjetur një deputet të vetëm të cdo grupimi politik, gjatë bisedimeve që po bëjmë këtu, që të mirëkuptojë vendimin vetëasgjesues të PD për tu larguar nga Parlamenti”- tha Balla, duke shtuar se “Për akuzat që bëjnë, këto janë cështje që adresohen në prokurori”.
“Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë nga ana jonë”, ka thene Balla.
Ka shans që Gjermania të ndërhyjë për zgjidhjen, ju nuk e quani krizë, por ta sjellë edhe PD në vijën e parlamentit?
“Ne kemi qenë të hapur për dialog, dhe besoj se jemi të maturuar tashmë për të pasur dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj, jo pa qëllim kryeministri Rama në letrat e tij, shpjegoi arsyet dhe domosdoshmërinë që ne në këtë fazë të rëndësishme të jemi bashkë, por kjo nuk ka qenë e mundur se lidershipi i PD vijon qasjen kundër reformën në drejtësi, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë”- tha Balla.
g.kosovari