Lumnije Dyli është ankuar në Fiks Fare sepse i është bërë një padrejtësi nga Zyra Arsimore në Shkodër dhe sot është e pa punë. Ajo ka dalë e para në portalin “Mësues për Shqipërinë” në qytetin e Shkodrës, por sërish nuk e kanë emëruar me kontratë të përhershme pune.
“Kam shumë vite mësuese, gjithmonë kam qëndruar në punë me kontrata të përkohshme, kontrata e fundit e tillë ishte në shkollën “Jordan Misja”, kohë në të cilën unë mora pjesë dhe në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe dola e para, po në këtë kohë mësuesja që zëvendësoja i ndërpreu marrëdhëniet e punës” tregon Znj.Dyli.
Sipas saj në atë kohë ky vend pune u shpall i lirë, ajo aplikoi por nuk u emërua. “Aty duhet të emërohesha unë, në bazë të ligjit ,pasi vendi u shpall i lirë”, shprehet Znj.Lumnije.
Pas këtyre fakteve gazetarët e Fiksit ju drejtuan Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, kjo e fundit në një përgjigje zyrtare thotë se nuk është shpallur vend i lirë pune.
Duke rënë në kundërshtim me një shkresë të firmosur dhe vulosur po nga kjo zyrë në 3 maj të 2017. Në këtë shkresë të cilët gazetarët e Fiksit e bën publike për herë të parë thuhej se shpallet vend vakant në shkollën “Jordan Misja”.
Kjo shkresë mbahej e pa bëre publike nga Drejtoria Arsimore Shkodër.