Në një studim të fundit thuhet se kafeja nuk është e keqe për zemrën e njeriut, ndryshe nga cfarë thuhej më parë.
Studiuesit debatuan gjatë për pretendimet se pirja e kafesë mund të ngurtësojë arteriet e zemrës.
“Megjithë popullaritetin e madh të kafesë në mbarë botën, raporte të ndryshme i bënin njerëzit që të mos e shijonin në maksimum. Hulumtimi ynë tregon se kafeja nuk është aq e keqe për arteriet siç sugjerojnë studimet e mëparshme,” tha Dr. Kenneth Fung, i cili udhëhoqi studimin.
U anketuan më shumë se 8,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u ndanë në tri grupe në varësi të konsumit të tyre të kafesë. Fung tha se ndërsa studimi përfshinte njerëz që pinin deri në 25 filxhanë në ditë, ndërsa mesatarisht pinin pesë filxhanë në ditë.
“Ne dëshirojmë t’i studiojmë këta njerëz më nga afër në punën tonë të ardhshme, në mënyrë që të ndihmojmë që të këshillojmë kufijtë e sigurt”, shtoi ai për personat që e konsumojnë në masa të mëdha.
Studimi u realizua në Londër nga Instituti i kërkimit Ëilliam Harvey Research Institute në Universitetin Queen Mary./l.m