Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për DW i është përgjigjur akuzave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se ai ka vrarë katër njerëz në 21 Janar.
Basha u shpreh se ai nuk merret me fosile komuniste të promovuar për shkak të servilizmit, duke kercenuar se do te dalin të gjithë para drejtësisë, duke filluar me Ministrin e Brendshëm dhe vazhduar me Kryeministrin.
Sipas Bashës, asnjë sulm i tyre nuk duhet të heqë vëmendjen për zgjidhjen e krizës.
“Nuk merrem me fosile komuniste, të promovuar për shkak të servilizmit dhe për shkak të shkeljes flagrante të ligjit e të Kushtetutës.
Të gjithë këta njerëz do të përgjigjen para drejtësisë, sepse kanë rikthyer të burgosurit politik në Shqipëri, duke nisur me Ministrin e Brendshëm, duke vazhduar me Kryeministrin.
Çështja nuk qëndron këtu.
Asnjë diversion, asnjë sulm i tyre nuk mund të heqë vëmendjen nga nevoja akute për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të shmangur konfliktin civil.
Zgjedhje moniste, zgjedhje me krimin, pushtet të marrë me dhunë dhe të mbajtur me dhunë, nuk do të ketë më”,-tha Basha./l.m