Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që prej ditës së djeshme ndodhet në Berlin ku po zhvillon takime për situatën politike në Shqipëri.
Më herët Basha në nj postim në rrjetet sociale publikoi foto nga takimi me me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Të shumtë kanë qenë komentet që i janë kundërvënë kryedemokratit Basha ku më i spikaturi ishte ai, ku një komentuese i drejtohej Bashës nëse e pyetën për tabelën e shumëzimit që e di përmendës.
“A te pyeten per tabelen e shumezimit qe e di permendesh..😂😂”,-shkruan komentuesja.
Ndërsa një komentues tjetër shkruan se Basha shkon në Gjermani dhe takon ndonjë kryeplak të ndonjë fshati.
“Shkon ne Gjermani takon ndonje kryeplak te ndonje fshati 😂 dhe ben sikur ke bo nomin jo per gjo por nuk e ke kapacitetin e mjaftueshem te takosh zyrtar me te lart 🤣”,-shkuan një komentues.(Tema)/l.m