Izraeli po pret të fillojë bisedimet me Libanin për vendosjen e kufirit të tyre detar brenda disa javësh, tha një zyrtar i lartë izraelit, raporton Reuters.
Bisedimet ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara.
Libani nuk ka komentuar publikisht nëse do të marrë pjesë në bisedime dhe as ndonjë afat të mundshëm kohor.
Në vitin 2006, Izraeli zhvilloi luftë 34 ditëshe me militantët e Hezbollahut, që mbështeten nga Irani, e që i kanë bazat në Liban, me ç’rast u vranë 1200 libanezë dhe 160 izraelitë.