Kombëtarja kroate e futbollit më 8 qershor luan në Osijek kundër Uellsit në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, i cili do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.
Të ftuarit e trajnerit, Zlatko Dalic aktualisht janë grumbulluar në qytetin e Rijekës, ku po përgatiten për ndeshjen e rëndësishme.
Magjistari Andrej Skedel mbërriti mbrëmë në hotelin e Opatijas, ku ka argëtuar futbollistët dhe në veçanti lojtarin më të mirë në botë, Luka Modric.
Këtij të fundit, magjistari i kërkoj që të shtrihet dhe më pas i hoqi shkallët dhe karriget duke e lënë pezull në ajër kroatin.
Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme.
g.kosovari