Sulmuesi serb Luka Joviç është zyrtarisht pjesë e Realit të Madridit. Ka qenë klubi spanjoll që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar blerjen e 21-vjeçarit.
Joviç ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025, teksa ky transferim i ka kushtuar madrilenëve plot 60 milionë euro. Kujtojmë që serbi arriti të zhvillonte një sezon fantastik me skuadrën gjermane Ajtrakht Frankfurt, duke shënuar 27 gola.
Joviç është përforcimi i dytë në merkato i madrilenëve, pasi më parë, klubi merengues, kishte nënshkruar me mbrojtësin e Portos, Militao, për 50 milionë euro. Në orët në vijim pritet të zyrtarizohet një tjetër futbollist, bëhet fjalë për mbrojtësin frencez Ferland Mendi, i cili është pjesë e Lionit.
g.kosovari