Grumbulli më i madh i plehrave në Indi do të arrijë lartësinë e Taj Mahalit brenda vitit të ardhshëm, duke u bërë simbol i atij që Organizata e Kombeve të Bashkuara e quan kryeqyteti më i ndotur në botë.
Landfilli i Ghazipurit ndodhet në lindje të Nju Delhit dhe është 65 metra i lartë, ndërkohë që Taj Mahali është 73 metra. Gjithashtu, ka një sipërfaqe që është sa 40 fusha futbolli bashkë.
Sipas përllogaritjeve, ky mal plehrash rritet me 10 metra në vit, kështu që në vitin 2020 do të jetë edhe më i lartë sesa Taj Mahali.
Taj Mahal është një mauzoleum mysliman i ndërtuar nga perandori Mughal për të nderuar gruan e tij të vdekur.
Ghazipuri u hap në vitin 1984 dhe arriti kapacitetin maksimal në vitin 2002, kur duhet të ishte mbyllur. Por, plehrat e qytetit vazhdonin të grumbulloheshin atje, me qindra kamionë që vinin çdo ditë.
“Rreth 2000 ton plehra hidhen në Ghazipur çdo ditë”, thotë një zyrtar i Bashkisë së Nju Delhit.
g.kosovari