Një pamje të lënë pas dore dhe një qëndrim i pazakontë, e bënë protagonist të një memeje e cila kishte qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.
Një mungesë e vërtetë respekti ndaj një personi në vështirësi, por që jo të gjitha të këqijat vijnë për keq, në sajë të një fotografie që e bëri të famshëm.
Ky burrë ishte zhdukur prej 10 vitesh, por që më në fund u gjet nga familja.
Historia e pazakontë vjen nga Durango në Meksikë. Disa kalimtarëve nuk iu kishte shpëtuar sjellja e çuditshme e një endacaku, i cili gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe shapka me gisht qëndronte çuditshëm në trotuar.
Pamja u përhap me shpejtësi, pasi një i ri që fotografoi burrin u tall me të, duke shkruar, “Ky jam unë duke dëgjuar himnin kombëtar”.
Pamja e pazakontë e burrit, tregonte qartë se bëhet fjalë për një endacak, duke bërë që pamja të përhapet si meme në rrjetet sociale, ku ishin të shumtë që e kritikuan, për shkak se bëhej fjalë për një person në vështirësi.
Përtej polemikave, fundi ishte i lumtur, kjo pasi familjarët e njohën dhe bëhej fjalë për një person të zhdukur prej 2-0 vitesh.
Emri i tij është Eugenio Arellano Betancourt, i njohur si “El Arenales”, ku pas zhdukjes dhjetë vite më parë kishte jetuar në një zonë të Durango, si endacak.
/a.r