Donald Trump tërhoqi vëmendjen gjatë vizitës së tij në Londër, gjatë takimit me mbretëreshën Elizabeth. Asnjë veprim kortezhe ndaj sovranes, e cila i ka kaluar të 90-at.
Presidenti amerikan Donald Trump, tërhoqi vëmendjen për shkak të sjelljes së tij, kur gjatë shtrëngimit të dorës, e bëri në formë grushti.
Një takim siç bëhet zakonisht mes çunash, por që Trump e përdori për mbretëreshën, duke thyer kështu protokollin.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe zonja e parë Melania, u ulën me helikopter në pallatin mbretëror Buckingham Palace, për të vijuar më tej me ceremoninë.
Ata u takuan edhe me princin e kurorës Charles dhe bashkëshorten e tij Camilla, dukesha e Cornovaglia. /a.rada