Edhe njëherë janë zbuluar gënjeshtrat e akuzave të ish-kryeminsitrit Sali Berisha.
Pas protestës së 7 të opozitës e cila edhe kjo si të tjerat degjeneroi në dhunë ishte ish-kryeminsitri që akuzoi policinë për plagosjen e dy protestuesve në kokë duke e denoncuar si një akt dhune i policisë ndaj protestuesve paqësor gjatë protestës së mbrëmshme.
Për ish-kryeministrit këta “Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela”.
Por mediat kanë transmetuar të kundërtën duke rrëzauar akuzat e ish-kryeministrit, pasi babë e bir janë plagosur në kokë gjatë një sherri mes protestuesve të armatosur me shufra hekuri.
Kjo nuk është hera e parë që protestuesit dhunojnë njeri-tjetrin në protestat e opozitës dhe arsyeja në fundë është se ata janë të inflirtuar të policisë.
Në këto pamje, Erjon Çela është protagonist i një përplasjes mes protestuesve të pajisur me hunj. Më pas në konflikt duket edhe babai i tij, Ymer Çela, zotëria me thinja. Në këtë moment, protestuesit që ndjekin Bashën për tek parlamenti i sulen grupit të Çelës dhe e qëllojnë me shufra hekuri në kokë, që këtu mund të shikoni edhe një herë në foto të postura nga Berisha.
g.kosovari