Për dosjen e trafikut të 613 kg kokainë, me të pandehurit Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku është caktuar dhe gjyqtarja paraprake.
Nga shorti është përcaktuar gjyqtarja Miliana Muça, ndërsa seanca paraprake për këtë dosje është vendosur të jetë në datën 7 qershor, në orën 12.00.
Arbër Çekaj ndodhet më Gjermani dhe pritet të gjykohet në mungesë. Sasia e kokainës u kap në Maminas vitin e kaluar
Mësohet se prokuroria është në pritje të dy letërporosive, njëra prej të cilave nga Ekuadori. Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme./l.m