Zëvendëskryeministri , Erjon Braçe ka reaguar pas deklarateve të fundit të bëra nga kreu u PD-se, Lulzim Basha, teksa në fund te protestës se mbrëmshme theksoi se “koha e fjalëve ka mbaruar”, ndërkohe që paraditen e sotme, përsëriti se nuk do te ketë asnjë hap pas, në plotësimin e kërkesave te shqiptareve, për demokraci shtet ligjor dhe drejtësi të barabarte.
Përmes një postimi në Facebook, Braçe, i kujton Bishës se nuk ka demokraci pa zgjedhje dhe shkruan se “Drejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzës zyrtare te Prokurorise, te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz; Hetimin me ne fund te pushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa armatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e armatosura te një qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha”.
Postimi i Braçes
Lyrzim Basha kerkon
Demokraci, Shtet Ligjor dhe
Drejtesi te Barabarte!
Mos u habisni, ai vete eshte?
Pasi u kthjellua sot ne te gdhire,
u kujtua ne ajer se dje ka thene:
KOHA E FJALEVE MBAROI,
TANI DO FLASIN KRIMINELET SOVRANE TE PARTISE!
E rende eshte, sidomos si pergjigje ndaj
Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s,
i cili, dje ne Tirane, pak para tij tha:
DHUNA POLITIKE ESHTE E PAPRANUESHME!
(Vini re, “dhuna politike”, as e shquan kush si “dhune popullore”, sic do Lyrzimi)
Pikerisht, me i kthjellet, por mbi te gjitha
i lire, jo peng sic eshte ne Tirane,
Lyrzim Basha ka sqaruar se kerkon:
Demokraci, Shtet Ligjor dhe
Drejtesi te Barabarte!/ l.m