Ka nisur pajisja e studentëve me Kartën e Studentit, e cila do t’ju shërbejë atyre për të përfituar shumë shërbime me ulje.
Kryeministri Rama, mëngjesin e sotëm, ka postuar një videoinformacion mbi shërbimet që studentët përfitojnë nga kartë.
Rama thotë se do të kenë çmime të reduktuara për transport dhe në 14 fusha të tjera shërbimesh.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këtë videoinformacion mbi shërbimet e përfituara përmes kartës së studentit, ju uroj një javë të mbarë 👍”, shkruan Rama.