Kandidati i Bindjes Demokratike në Bashkinë e Dibrës, Shkëlzen Qoka kryeson sondazhet.
Kështu shprehet “BD” e cila publikon edhe gjetjet.
“Qoka deri tani rezulton të ketë grumbulluar 53% të votave në raport me rivalin e tij, kandidatin e Partisë Socialiste Dionis Imeraj me 47%.
Qoka dhe Imeraj janë dy kandidaturat për kreun e Bashkisë Dibër, në zgjedhjet lokal të cilat do të mbahen në 30 qershor.
Qoka prej 28 vitesh është pjesë e politikës dhe për shtatë vite ka drejtuar forumin rinor të PD-së, më pas kryetar i komunës Muhurr zgjedhur nga PD: – shkruan Bindja Demokratike.