Ndotja e këtij kolektori nga një kompleks derrash në Povelcë të Fierit, dëmton bujqësinë, gjallesat, blegtorinë e mbi të gjitha bregdetin e Darëzezës.
Mbetjet që dalin nga rritja e derrave shkarkohen në kolektor, problem të cilin Top Channel e denoncoi dy vjet më parë. Si pasojë e publikimit situata u duk se u përmirësua për gjashtë muaj.Por ndotja është e dukshme sot.
Fermerët, barinjtë dhe të apasionuarit pas peshkimit kërkojnë ndërhyrje.
Ujërat e kolektorit derdhen në bregdetin e Darëzezës dhe në prag të sezonit turistik nuk janë reklama më e mirë për një prej zonave me pisha në buzë të Adriatikut ende e paprekur nga ndërtimi i vrullshëm në brigjet tona.