Kryeministri Edi Rama dha një mesazh shume të fort në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Lideri i qeverisë deklaroi se opozita ka frikë që të futet në zgjedhje, por i paralajmëroi duke u thënë mos e çoni në mendje bllokimin e zgjedhjeve.
“Sot nis maratona jonë 30 ditore për konfirmimin e PS-së si forca e padiskutueshme e ndryshimit dhe zhvillimit në çdo bashki të Shqipërisë. Për një betejë politike më të qartë se asnjëherë mes të shkuarës dhe ardhmes, ne duam ta çojmë Shqipërinë përpara me punë dhe atyre që duan ta kthejnë me baltë, sherr dhe konflikt. Ne duam një vend normal për fëmijët tanë, ata duan vetëm pushtet përmes dhunimit të demokracisë. Sot është 1 Qershori, dita e fëmijëve dhe ardhmërisë që duam të ndërtojmë për ata. Rruga e vështirë që kemi zgjedhur, që askush nuk guxoi ti i imagjinonte është detyrimi unë ndaj fëmijëve. Edhe këto zgjedhje që janë braktisur nga kundërshtarët tanë kryesorë politikë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve dhe kërcënojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, dhe betohen se do të imponojnë një përplasje anti demokratike. Sot unë u them se zgjedhjet janë të çdokujt prej jush dhe kush e çon ndërmend tu pengojë duhet të mendojë dy herë para se ti bjerë me kokë gurit themelor. Ata që vendosën që të dalin nga binarët e sistemit nuk mund të vendosin për asgjë më shumë përves njeri tjetrit. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti demokratike kur pengohet jo kur vendos që të mos hyjë vetë” tha Rama.