Lëkundje te njëpasnjëshme tërmeti janë ndjere mëngjesin e sotëm në rrethin e Korçës rreth orës 06:33 minuta.
Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 10 km, ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Epiqendra ka qenë në fshatin Mollas të rrethit të Korçës, ndërsa në 3 banesa në fshatin Vidohovë të Devollit ka patur dëmtime.
Që nga ora 6:30 e mëngjesit të sotëm (1 maj) janë regjistruar 6 lëkundje.
Lëkundjet e tërmetit kanë zgjatur për disa sekonda çka përhapen panik të banorët, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Por lëkundjet iu ndjenë edhe në qytete të tjera.
Banorë të Elbasanit janë ankuar për lëkundjet e tërmetit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti që është pasur edhe me pasgoditje. Më së shumti i kanë ndjerë banorët e kateve të larta të pallateve.
Edhe në Vlorë mëngjesin e sotëm raportohen lëkundje tërmeti, por për fat me magnitudë më të vogël dhe pa dëme.
Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë informacione paraprake mbi një seri tërmetesh të cilat tronditën mëngjesin e sotëm zonën e Korçës.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat ata kanë raportur numrin e lëkundjeve si dhe shkallën e forcës së tërmeteve, të cilat në disa rajone të Korçës shkaktuan dëme materiale.
Ja njoftimi i plotë
Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.
Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.
Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce.
Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme.
Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet. Ju lutem per informacionin referojuni Ministrise se Mbrojtjes.
g.kosovari