Kryeministri Rama, duke uruar agjërimi të mbarë e të pranuar për besimtarët, kishte mbrëmjen e së premtes edhe një mesazh për politikën, ndërsa shtoi se ai dhe qeveria e tij ka veshë për të dëgjuar dhe arsyetuar.
Ai ftoi opozitën të mos largohet nga rruga e arsyes.
“Të dashur miq, ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari, ku buka që ndajmë së bashku është dëshmia më domethënëse se si zemra i flet zemrës. Dëshiroj t’i uroj një mirëseardhje të veçantë Basri Tanushin, Osman Basha dhe Rakip Cuku, baballarë dhe vëllezër të dëshmorëve të atdheut. I përjetshëm dhe i paharrueshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të atdheut. Në sofrën e iftarit ka vend për të gjithë edhe për hipokritët, për të cilët i shenjti Kur’an dëshmon se janë gënjeshtar.
Për të përligjur forcën hipokritët përpiqen t’i afrohen forcës që mbar shembulli që ta shpërdorojnë, Megjithatë më të fortë se sa shembulli i pararendësve nuk ka dhe tu përngjash atyre është vyrtit. Jemi sidoqoftë të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi veshë të dëgjojmë që pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet.
Dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Qofte edhe kjo banesë meditimi sot e kthyer në e tillë për shkak të sofrës së iftarit, një shëmbëlltyrë për përultësi për paqe dhe dashtë zoti rrezatoftë edhe më gjerë. Po në fund fare siç thotë fjala në Kuran: Këtë banesë të mrame ua japim atyre që nuk duan të jenë kryeneç dhe të marrin njerëzit në qafë dhe gjithçka në fund iu përket atyre që iu ka përkitur gjithmonë. janë ata që i frigohen zotit, Ju qoftë i lehtë dhe i pranuar agjërim besimtarëve” -tha mes tjerash Rama.
/a.rada