Presidenti amerikan Donald Trump, publikoi pamjet e hyrjes së emigrantëve meksikanë në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-ve.
Policia Kufitare e SHBA-ve ka arritur të ndalojë grupimin më të madh të emigrantëve në afërsi të El Paso në Teksas, ndërsa në paraburgim janë dërguar 1036 emigrantë, që përmes rrugëve ilegale kanë hyrë në territorin amerikan. Në mesin e tyre janë 63 fëmijë, që nuk janë nën shoqërimin e fëmijëve.
“Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegal që janë kapur në vijën kufitare. 1 036 persona për katër orë kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin në El Paso të Teksasit”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter.
Ndërkaq, 934 prej tyre thanë se kishin marrë rrugën për në SHBA, duke qenë në shoqërinë e anëtarëve të familjes.