Kim Jong-un besohet të ketë ekzekutuar të dërguarin e tij në Shtetet e Bashkuara për ‘tradhtimin e liderit suprem’ gjatë samitit të dështuar të Hanoit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim Hyok Chol, i cili e shoqëronte Kim-in në trenin e tij privat si i dërguari bërthamor në samitin e Vietnamit me presidentin Donald Trump, u qëllua për “humbje ndaj SHBA-së”, gjatë bisedimeve bërthamore, ka raportuar mediumi i Koresë së Jugut, Chosun Ilbo.
Kim Hyok Chol, përfaqësuesi i posaçëm i Koresë së Veriut për çështjet e SHBA-së, thuhet se u ekzekutua nga skuadra e qitjes pasi ai dyshohet se u bë një ‘spiun’ për SHBA-në kur bisedimet u ndërprenë midis presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un
Siç shkruan DailyMail, Kim Hyok Chol u ekzekutua në mars në aeroportin Mirim së bashku me katër zyrtarë të lartë të ministrisë së jashtme pas një hetimi, “citoi gazeta një burim të paidentifikuar”.
Zyrtarët e tjerë nuk u emëruan, por të gjithë thuhet se u bënë “spiunë” të SHBA-së, pasi samiti i dytë i dështuar midis Trump dhe Kim përfundoi papritmas në shkurt.
Kim Yong Chol (majtas), Trump dhe Kim Song Hye (djathtas) të cilët punuan së bashku me Chol në Hanoi u dërguan të dy në kampet e detyruara të punës për “ri-arsimim ideologjik”
Ndërsa siç thuhet tutje, një tjetër zyrtar i lartë, Kim Yong Chol, i cili kishte qenë në diskutimet bërthamore me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, u dërgua në një kamp pune të detyruar për “ri-arsimim ideologjik”.
Gjithashtu, Kim Song Hye, një grua që punoi me Kim Hyok Chol në bisedimet me Pompeon, thuhet se u dërgua në një kamp tjetër burgu.
Gazeta tha gjithashtu se përkthyesja e Kim Jong Un, Shin Hye Yong, u dërgua në një kamp burg për një gabim gjatë samitit.
Ajo nuk arriti të përkthejë propozimin e ri të Kim kur Trump deklaroi ‘asnjë marrëveshje’ dhe u largua nga tryeza, njoftoi Chosun, duke cituar një burim tjetër diplomatik të paidentifikuar.
g.kosovari