Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh nga Shqipëria.
Mediat italiane shkrujnë këtë mëngjes se është duke u zhvilluar një operacion nga policia e Firences në drejtim të një organizate që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës
Nga hetimet, policia italiane ka mundur të zbërthejë grupin që kishte krijaur organizatën në fjalë, e cila merrej kryesisht me trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali.
Droga nisej nga Shqipëria, me të mbërritur në brigjet pulieze, paketohej e bëhej gati për tu shpërndarë në tregjet italiane.
Policia ka arrestuar 4 shqiptarë dhe një italian të cilët kishin futur sasi të mëdha droge në Itali.
Rreth gjysmë ton marihuanë u konfiskuan gjatë hetimit ndërsa detajet e operacionet ende nuk janë shpallur nga policia, dhe pritet që të njoftohen në një konferencë për shtyp.
g.kosovari