Modelja britanike që u rrëmbye, u përdhunua dhe u drogua në Itali është rikthyer sërish në rrjete sociale.
Chloe Ayling ka postuar disa fotografi në Instagram ku duket shumë seksi. Fansat e komplimentojnë për linjat e mira trupore dhe për dëshirën që të kthehet sërish në Instagram.
Kujtojmë se Chloe Ayling u mashtrua në Itali ku iu premtua se do bënte një xhirim fotografik, por përfundoi e droguar në një shtëpi në fermë.
Herba, një burrë në të 30-at e mbajti atje për 6 ditë në korrik të vitit 2017 dhe filloi të bënte procedura për shitjen e saj.
Ai donte të bënte prostitucion online për 300 mijë euro, por u kap nga policia. Shtetasi polak u burgos pas një gjyqi në Milano ku u konsiderua si i fiksuar pas modeles.
Gjithashtu u shpall fajtor për tentativë zhvatjeje dhe për dokumente të rreme.
g.kosovari