Një ish kryebashkiak i Teheranit është dorëzuar në gjykatën penale të Iranit pasi ka rrëfyer për vrasjen e gruas së tij në një rast që ka tronditur vendin.
Mohammad Ali Najafi, 67 vjeç, u tha gazetarëve se kishte për qëllim ta kërcënonte dhe vdekja e saj ishte një aksident që u shkaktua nga një përleshje.
Najafi, i cili shërbeu si kryebashkiak i Teheranit nga gushti 2017 deri në prill 2018, është një politikan veteran reformist, i cili ka mbajtur poste të rëndësishëm si ministër i Arsimit apo edhe si këshilltar ekonomik i Presidentit Hassan Rouhani.