Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, i ka bërë sërish apel mazhorancës dhe opozitës që të ulen ne tryezën e dialogut pa parakushte.
Gjatë intervistës në Real Story ai tha se bojkoti eshte nje gje normale ne Rajon, por djegia e mandateve eshte nje gje qe nuk ka ndodhur asnjehere me pare, prandaj nuk duam qe te kthehet ne nje precedent.
Soreca i bëri apel politikës që palët të heqin parakushtet dhe të bisedojnë tani, jo më vonë.
“Sipas shtetit te se drejtes, zgjedhjet duhet te behen me 30 Qershor. Nese palet gjejne nje zgjidhje duhet te pasqyrohet ne Kodin Zgjedhor. Cdo hap duhet te behet ne perputhje me ligjin.
Ka ardhur koha qe Shqiperia te ngrihet mbi ndasite politike. Celja e negociatave me BE eshte ajo cfare duan me shume shqiptaret. Ky eshte nje test per partite politike
E shoh kete krize si nje cikel. Cdo 2-3 vjet eshte e njejta situate. Por tani pyetja shtrohet: a duhet Shqiperia qe ta thyej kete cikel?
E respektoj vendimin e opozites, edhe pse nuk jam dakord. E kemi deklaruar disa here qe nuk behemi pjese e negociatave. Eshte politika ajo qe duhet te gjeje nje zgjidhje
Bojkoti eshte nje gje normale ne Rajon,por djegia e mandateve eshte nje gje qe nuk ka ndodhur asnjehere me pare, prandaj nuk duam qe te kthehet ne nje precedent“, deklaroi Soreca.
g.kosovari