Kryeministri Edi Rama e konsideron rrugë qorre atë që po ndjek opozita, duke shtuar se këto forca politike po treten.
Rama u shpreh se opozita është e frikësuar për humbjen e radhës në zgjedhje.
“Jemi në kushtet kur ka një vendosmëri për të shkuar deri në fund një rruge qorre që është vetëvrasje politike dhe nga ana tjetër, thirrjeve për dialog dhe për të diskutuar pa kushte i vjen gjithmonë e njëjta përgjigje standarde dhe e destinuar të mbetet një kllapë brenda të cilës ky grupim politik partish është i destinuar të tretet. Kështu e shoh unë.
Ne kemi fituar zgjedhjet në mënyrë dërrmuese me opozitën që ka dalë në rrugë dhe kjo e bën opozitën që ti friket zgjedhjeve dhe e dyta, kemi çelur një rrugë pa kthim për një reformë të thellë në drejtësi për të cilën këto forca të bashkuara rrugëve kanë pasur frikë që ditën e parë. Unë kam një ofertë të qartë; 30 qershorin për të gjithë ata që duan të marrin pjesë. Palët në demokraci nuk mund të negociojnë rezultatin e zgjedhjeve. Nuk mund të negociojnë Kushtetutën”, u shpreh ai në “Open” në Top-Channel.
g.kosovari