Ditën e sotme e gjithë vëmendja e politikës ishte përqendruar tek progres-raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajm që padyshim entuziazmoi pjesën më të madhe të shqiptarëve.
Por në progres-raport i kushtohet vëmendje edhe bojkotit që opozita shqiptare i bëri Kuvendit me djegien e mandateve. Më saktë, i kushtoi një frazë krizës, pa dhënë mbështetje per djegien e mandateve.
“Partitë kryesore të opozitës kanë vendosur të mos paraqesin listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Afati për regjistrimin e partive ka skaduar”, shkruhet në faqen 28 të këtij progres-raporti.
Hahn, Mogherini, Kukan ishin optimist që Shqipëria do ta fitojë hapjen e negociatave këtë Qershor, por këshilluan opozitën të bëjë pjesën e saj ngjarjeje këto tri javë./l.m