Duke mbrojtur me forcë proceset elektorale kur vetë ishte kryeministër, Berisha thekson se në asnjë palë zgjedhje, në raportet ndërkombëtare nuk është folur për shitblerje votash dhe përfshirje të kr*imit në fushatë.
“Merr raportin e 2009, nuk ka asnjë fjalë për krimin, asnje fjale per blerje votash apo perfshirja e kr*imit”, deklaroi në emision Berisha.
Por, fakt është që në zgjedhjet e vitit 2009, kishte një fenomen edhe më shqetësues, lirimi i të bu.rgosurve me leje gjatë fushatës. Ky shqetësim, ngrihet edhe në një prej kabllogrameve të Amabsadës Amerikane. Brenda një dite, në 19 Qershor të vitit 2009, pak ditë para zgjedhjeve mes të liruarve ishin 8 të dënuar për vr.asje, që kishin marrë deri në 14 ditë leje.
Në një rast, në kabllogram përmendej lirimi me leje shpërblyese i një të burgosuri mjaft të rrezikshëm nga Elbasani. Në raport thuhej “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një kri*mineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”
“Në Tiranë, në Elbasan, në Fier, ku personazhe të njohur të botës së krimit janë shpërblyer me leje nga Drejtoria e Burgjeve dhe kanë bërë fushatë elektorale për Partinë Demokratike. Zoti Basha ka qenë nën akuzë për përdorimin e disa personazheve të tillë në Elbasan në vitin 2009, kur ai kandidonte për këtë qark”, tha Lorenc Vangjeli, Gazetar.(Lexo.al)