Bashkia e Tiranës ka çliruar nga ndërtimet pa leje tek bustin e heroit “Vojo Kushi” te ish-trekëndëshi i Selvisë, ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet.
Këto nisma të Bashkisë së Tiranës për vlerësimin e figurave të njohura që kanë sakrifikuar edhe jetën për atdheun, ka hasur në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje.
Heroizmit të Vojo Kushit populli i ka kushtuar këngë, vjersha, libra, dhe shumë breza janë rritur duke e pasur trimin Vojo, si shembull të djaloshit të ri idealist që sakrifikoi edhe jetën për atdheun./l.m