Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Taulant Balla, i ka konsiderua “grup halabakësh”, gjashtë ish deputetët e PD, të cilët janë nën hetim për dhunën ndaj efektivëve të policisë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, më 16 Shkurt.
“Në asnjë vend të botës nuk mund të tolerohet që 6 halabakë, të hyjnë në Policinë e Shtetit të dhunojnë punonjësit e policisë dhe madhe të kenë edhe kohë që të dalin në konferenca shtypi dhe të ridhunojnë qoftë Policinë e Shtetit e të dëmtojnë qoftë imazhin e dhunuar të Shqipërisë.
Apeli im si qytetar është se shteti duhet të funksionojë njësoj.
Imagjinoni sikur këtë gjë ta bënte një qytetar i thjeshtë do të ishte pas hekurave”, shtoi më tej Balla.
/a.rada