Në konferencën që u zhvillua sot për mediat pas raport të KE, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk ka nguruar që të bëj disa batuta në prani të ambasadorit të BE Luigi Soreca.
Gjatë konferencës Rama nuk ka harruar të bëjë batutë, ku me humor tha se Komisionin Europian është një “makineri ferri” për tua nxirë jetën të gjitha këtyre vendeve që janë në këto procese.
Gjithashtu Rama nuk la pa përmendur dhe paqen që ai ka venduar të mbajë me gazetarët e terrenit.
“Shprehje e konsensusit të përbashkët për të mbështetur procesin, e jashtëzakonshme. Falenderoj komisionin. Komisioni Evropain është një makineri ferri që financohet nga taksa paguesit evropianë për tu nxirë jetën të gjitha vendeve që janë në këto procese, por nga ana tjetër është lakmuesi më i sigurtë për testin e çdo vendi.
Dhe në këtë aspekt falenderoj gjithë ata që këtu në Shqipëri kontribuojnë në funksion të taksapaguesve evropiane por duke qenë këtu dhe duke punuar pa orar çdo ditë për të kuptuar deri në fund ecurinë në të gjitha prioritetet na jep mundësinë që ne të kemi një qëndrim objektiv, teknik të arritjeve tona.
Komisioni Evropian është ngushëllimi më i madh për gjithë dhimbjet e shkaktuara nga gjithëfarlloj burimesh dhe kanalesh që për arsye të tyre i bien Shqipërisë në qafë më shumë sesa Shqipëria e meriton.
Shumë faleminderit ambasadorit, të pranishmëve, dhe gjithë përfaqësuesve të gjithë mediave.
Procesi i paqes mes nesh po ecën në mënyrë konstante, pavarësisht proceseve të tjera procesi ynë i paqes do të mbyllet me sukses spektakolar”, u shpreh Rama.
Ndërkohë që opozitën e Partisë Demokratike me aleatët, kryeministri e quajti ‘opozitë rrugor’. Sipas tij, çelja sa më parë e negociatave varet edhe prej qëndrimit të saj në këto kushte.