I pari nga politikanët shqiptarë që ka reaguar pas vendimit të Komisionit Evropian pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësim, është Ditmir Bushati, ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Bushati thekson se rekomandimi erdhi pas progresit të arritur dhe kalendarit të miratuar që në qershor të vitit të kaluar, duke e cilësuar si një lajm të shkëlqyer për vendin dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të unionit.
“Komisioni Evropian përsërit rekomandimin Këshillit për çeljen e negociatave me Shqipërinë, bazuar ne progresin e arritur dhe kalendarit të miratuar në qershor të vitit 2018 prej Këshillit. Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë dhe për besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, shkruan Bushati./l.m