Katër marokenë janë gjetur të fshehur brenda dy makinave në kufi me Spanjën.
Dy prej klandestinëve u gjetën te ndenjëset e pasme, por policët u habitën kur gjetën dy të tjerë te pjesa midis kroskotit dhe motorit.
Të rinjtë u morën menjëherë nën kujdesin e mjekëve, pasi shfaqën shenja asfiksie.
Vitet e fundit, mijëra emigrantë në kërkim të një jete më të mirë në Evropë janë përpjekur që të hyjnë në Spanjë përmes dy enklavave të saj në Afrikën e Veriut, Melilla dhe Ceuta.
Në janar të këtij viti, Policia kufitare spanjolle ka kapur dy emigrantë që ishin fshehur mes dyshekëve në përpjekje për t’u futur ilegalisht në vend nga pika kufitare e Melillas.
Oficerët e Guardia Civil i nxorën dy dyshekët nga makina ku ishin ngarkuar dhe i çanë për të nxjerrë prej aty dy emigrantët.
g.kosovari