Gjiganti amerikane i internetit, “Google” do të investojë rreth 600 milionë euro për të ndërtuar një qendër të re të të dhënave në Finlandë, njoftoi media lokale.
Sipas agjencisë finlandeze të lajmeve YLE, qendra e re e të dhënave do të ngrihet në qytezën Hamina që gjendet rreth 145 kilometra në lindje të kryeqytetit Helsinki dhe që ka një popullsi prej pak më shumë se 20 000 banorë.
Qendra e re e të dhënave vjen pak vite pasi “Google” kishte ngritur në vitin 2011 në Hamina një qendër të dhënash që çon investimet e përgjithshme të kompanisë në rajon në 1,4 miliardë euro.
Sipas agjencisë YLE, Jari Gustafsson, sekretari i përhershëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punësimit, ka thënë se “investimi i rëndësishëm i Google në qendrën e të dhënave është një lajm i mirë dhe tregues i një mjedisi të qëndrueshëm dhe konkurrues, që njëkohësisht forcon infrastrukturën dixhitale të Finlandës”.
/a.rada