Trajneri Gennaro Gattuso konfirmoi sot largimin e tij nga pankina e “Milanit”, duke u shprehur se ishte një vendim i dhimbshëm, por i duhur.
Vendimi i Gattusos për t’u larguar nga skuadra erdhi disa ditë pas përfundimit të Seria A, në të cilën “Milani” nuk arriti të fitojë një vend midis katër ekipeve të para dhe nuk u kualifikua dot për Ligën e Kampionëve.
“Vendimi për largimin nga Milani nuk ishte i lehtë, por ky ishte një vendim që duhej ta bëja. Nuk ka ndonjë moment të saktë kur e mora këtë vendim.
Thjesht ishte shqyrtim i të gjitha gjërave që kanë ndodhur në këto 18 muaj, për sa kohë isha trajner i Milanit. Ky është një klub që për mua kurrë nuk do të jetë si të tjerët. Këto janë muajt që kam përjetuar presionin më të madh. K
ëto ishin muaj të paharrueshëm. Ky është një vendim i dhimbshëm, por konsideroj se është vendimi i vetëm i arsyeshëm”, tha Gattuso për mediat italiane.
/a.r