Pasi opozita dhe aleatët zhvendosën ditën e protestës nga 31 maj me 2 qershor, një pjesë e mirë pyetën, po kryeministri ku do jetë në këtë protestë të radhës.
Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare që janë në koalicionin opozitar kundër qeverisë Rama janë të bindur që të mbajnë protestën më datë 2 qershor në orën 19:00.
Por kreu i qeverisë dhe socialistëve do të jetë në qytetin e Lezhës në datë 2 qershor në orën 19:00, vetëm një ditë pas hapjes së fushatës në Tiranë, kreu i qeverisë dhe socialistëve do të jetë në qytetin e Lezhës.
Kryeministri ka zgjedhur këtë bashki për të çelur fushatën për zgjedhjet lokale të dielën, teksa Basha do të protestojë poshtë zyrës së tij duke i kërkuar sërish largimin.
Dy palët janë shumë larg zgjidhjes së krizës politike pak ditë nga fillimi i fushatës zyrtare për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar./ l.m