Teksa ka lajmëruar hapjen e fushatës elektorale më 1 Qershor, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të mbledhë sonte deputetët e tij dhe drejtuesit e qarqeve.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë grupit parlamentar të PS, ndërsa takimi do të mbahet në orën 19:00, në një nga restorantet e Tiranës.
Mësohet së në fokus do të jenë struktura e fushatës si dhe marrëdhënia me opozitën joparlamentare.
Kryeministri pritet të informojë të vetët për strategjinë që do të ndjekë PS-ja për të marrë të gjitha Bashkitë, shkruan JavaNews.al
/a.rada