Nuk ka zgjatur shumë jeta në arrati e shqiptarit Albiano Xhezairi, i cili u arratis mbrëmjen e djeshme nga burgu i Avlonës.
Shqiptari u arrestua në qendër të Athinës, në rrugën “Menanadrou”.
Media greke shkruan se Xhezairi rezulton i dënuar në Greqi me 16 vite burg pasi më 11 Maj 2017 është arrestuar në lagjen Galtasi në Athinë pasi ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.
Kujtojmë se Xhezairi merrte dorgën nga kufiri i gjelbër dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë dhe më pas e shiste atë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet në banesë mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.