Një lajm i mirë për të gjithë ata që shqetësohen për sigurinë ushqimore. Qeveria Rama ka vendosur që të kufizohen kimikatet në Shqipëri. Përdorimi apo importimi i tyre pritet të rregullohet me një ligj të veçantë të përafruar me atë të BE.
Lajmin e mirë e ka dhënë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit të mbajtur në bashkëpunim me agjencinë suedeze të kimikateve, tha se në ambientet e Ministrisë do të krijohet një zyrë enkas për menaxhimin e kimikateve.
Gjithashtu, ministri Klosi tha se përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë europian për kimikatet është thelbësore në plotësimin e hapave për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ministri u shpreh se në Shqipëri ka një sistem jo të mirë të menaxhimit të mjedisit, çka e bën vendin tonë të jetë shumë larg asaj se çfarë ndodh në Europë./l.m