Është duke u mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja në prag të 2 sfidave ndaj Islandës dhe Moldavisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.
Tekniku italian e gjatë konferencës për media ku ka zbuluar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar ka zbuluar se cila ishte arsyeja që mbrojtësi kombëtares që luan me Atalantën në Serie A nuk është pjesë e listës.
“Operohet sot Gjimshiti, ai ka luajtur i dëmtuar këto javë se Atalanta kishte mungesa, më vjen keq se Gjimshitin e kam marrrë unë tek Atalanta dhe këto dy ndeshje nuk do e kem.
Ndërsa Çekiçin unë e kam parë, por duhet të bëjë zgjedhje, pasi kisha 4 lojtarë të tjerë. Por, kjo nuk është lista përfundimtare. Vrioni për shembull do të largohet që sot, pasi ka një dëmtim“, deklaroi tekniku.
g.kosovari