Prokuroria e Krimeve të rënda nis hetim pasuror për gjashtë të arresutuarit si të dyshuar për përfshirjen në grabitjen e ndodhur në Aeroportin e Rinasit, më 9 prill të këtij viti, kur mbeti i vrarë Admir Murataj.
Gazetari i Report TV raporton se krimet e rënda disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme. Ata i kanë paraqitur kërkesa bankave, hipotekës dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e këtyre pasurive.
Hetimi pasuror ka nisur për Ragip Hajdinin, Elton Piklin, Alkond Bengasin, Renaldo Sulajn, Oltjan Veselin dhe Saimir Celën.
Lidhur me dosjen e grabitjes së 9 prillit janë në kërkim edhe dy persona.
g.kosovari