Ndue Ndoj, 25-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri Ervis Muratin, një nga agresorët të cilët u përpoqën ta rrëmbenin mëngjesin e sotëm, është dorëzuar në Komisariatin 1 në kryeqytet.
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotme në parkingun e një hoteli në Sauk, përballë Akademisë së Sigurisë. Autori i plagosjes ishte 25-vjeçari, nën-ispektor i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë së sigurisë.
Ai është sulmuar nga tre persona me origjinë nga qyteti i Kukësit të cilët janë përpjekur ta rrëmbejnë. Fillimisht ai është thirrur nga agresorët të cilët kanë qenë brenda një automjeti të parkuar përpara hotelit ku ndodhi ngjarja. Mësohet se autori i plagosjes dhe tre personat që e kanë sulmuar njiheshin më herët me njëri-tjetin.
Njëri prej agresorëve ka qenë i armatosur dhe i ka vënë armën në kokë 25-vjeçarit, por në momentin kur ata kanë tentuar ta marrin me forcë, Ndoj ka bërë rezistencë duke i marrë edhe armën nga dora.Pas konfrontimit, ai ka plagosur Ervis Muratin 27-vjeç, një prej personave i cili po përpiqej ta rrëmbente.
Murati është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
Hoteli ku ndodhi plagosja në Sauk