Në Beograd po vazhdon mbledhja e këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë e thirrur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të ndërhyrjes së policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarve për kontrabandim dhe korrupsion, mes tyre zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug presidenti serb Vuçiç ka paralajmëruar BE-në se Serbia do të reagojë nëse njësiti special ROSU nuk tërhiqet nga veriu.
Po ashtu thuhet se ushtria e Serbisë është vendosur në gjendje gatishmërie për çdo rast. Këto informacione ju kumtuan reporterëve të Tanjug prej anëtarëve të kabinetit të Vuçiç.