Tirana luajti dje një ndeshje deçizive sa i përket objektivave të këtij sezoni, që ishte lufta për mbijetesën, duke fituar me rezultatin 1-3 në transfertë kundër Laçit.
Të pranishëm në këtë takim për të mbështetur ekipin bardheblu ishin dhe një numër i madh tifozesh, që kishin ardhur nga kryeqyteti në përkrahje të ekipit.
Ajo që bëri përshtypje dje gjatë kësaj sfide nga ana tifozëve të Tiranës dhe që deri më tani ka kaluar në heshtje, ishin koret e tyre me terma fetar.
Krye-tifozi i Tiranës siç shihet dhe në videot e më poshtme iu drejtohet tifozëve të tjerë më fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi”.
Pas drejtimit më këto fjalë, tifozët i përgjigjen me “Allahu Eekber”.
Por, pavarsisht ketyre thirrjeve që janë kategorisht të ndaluara në ndeshje futbolli, aq më tepër që janë përdorur dhe si provokim ndaj tifozëve të Laçit, i cili është një qytet me shumicë të krishterë dhe katolike, nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore.