Një shqiptar ka aksidentuar për vdekje një 32-vjeçar italian, teksa ky i fundit po udhëtonte me motoçikletë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë, në Via Casilina të Romës, ndërsa shqiptari që shkaktoi aksidentin është identifikuar me inicialet X.N.
Ai ishte duke drejtuar makinën në sensin e gabuar, duke shkaktuar aksidentin fatal.
Më pas shqiptari u ndoq nga policia në zonën e Giardinetti, jo shumë larg nga vendi i aksidentit, ndërsa ishte në gjendje të dehur.
Shqiptari u arrestua nën akuzën e vrasjes në rrugë.
/a.r